UBT News

​Mehaj e Lambrecht diskutojnë mbi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj u takua sot me homologen e tij Christine Lambrecht, me të cilën ka biseduar mbi për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.

Ndërsa, ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK-ja për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO.

Exit mobile version