UBT News

​Më 1 mars protestë në Hagë

Me iniciativë të disa bashkatdhetarëve që jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme të Evropës do të mbahet protestë kundër sipas tyre, gjykimit të heronjve të luftës dhe paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Ne nuk kemi heronj për të sakrifikuar, prandaj më 1 mars protestojmë në Hagë. Të protestojmë kundër kësaj padrejtësie speciale ndaj UÇK-së. Le t’i tregojmë botës që s’kemi asgjë më të shtrenjtë se UÇK-në dhe lirinë. Le të protestojmë të bashkuar për të vërtetën dhe drejtësinë!”, thuhet në thirrjen e protestës.

Gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit fillon më 1 mars.

Exit mobile version