Mbreti Carl XVI i Suedisë dhe Mbretëresha Silvia rezultuan pozitiv me COVID-19, njoftoi pallati të martën.
“Mbreti dhe mbretëresha, të vaksinuar me tre doza, kanë simptoma të lehta dhe ndihen mirë”, tha pallati.
Mbreti është 75-vjeç dhe mbretëresha 78-vjeç. Lajmi erdhi në një kohë kur Suedia kishte një numër të ri rekord të personave të infektuar në një ditë të vetme, me 11.507 raste, sipas të dhënave të publikuara të martën.
Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në fund të dhjetorit 2020, por Suedia kishte deri në 674 vdekje në ditë në atë kohë, ndërsa që nga kjo vjeshtë, numri më i madh i vdekjeve ishte në shtator, 54 prej tyre, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në dhjetor, ky numër shkonte në një maksimum prej 30 vdekjesh në ditë.
Vala e re e infeksionit, e nxitur pjesërisht nga përhapja e variantit omicron të virusit, goditi Suedinë më vonë se vendet e tjera nordike dhe javët e fundit ka rezultuar në një rritje të numrit të shtrimeve në spital.