I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka folur dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur Ambasada britanike në Kosovë.
Bëhet e ditur se Peach ka nënvizuar shqetësimin e Mbretërisë së Bashkuar për rritjen e tensioneve dhe gjuhën e përdorur ditëve të fundit.
“Udhëheqësit tani kanë mundësi dhe përgjegjësi që në bisedimet në Bruksel të vënë qytetarët e tyre në radhë të parë, për të ndërtuar më tej arritjet e deritanishme në dialog, dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar.