Ka filluar ardhja e liderëve për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet për herë të parë në Tiranë.
I pari që ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Përendimor është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski. Pas tij komisioneri, Oliver Varhelyi. Ata po priten nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbërritur në samit.