UBT News

​Mbi 90% të votave të numëruara në Prishtinë: Vitia 42.32%, Rama 29.24%, Ismaili 21.72%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 90.12 për qind të votave në kryeqytet. Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.32 për qind. Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 29.24 për qind.

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.72 për qind. Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.53 për qind.

Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.90 për qind. Avni Çakmaku nga FJALA 0.17 për qind dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.11 për qind.

Exit mobile version