UBT News

​Mbi 805 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 777 mijë e 85 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më sot 805 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për tri vdekje dhe 1 mijë e 593 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë që në vend janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive janë në komunën e Prishtinës, me afër 10 mijë raste. 

Exit mobile version