UBT News

​Mbi 769 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1 milion e 636 mijë e 378 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa 769 mijë e 967 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë antiCOVID-19. Kurse prej të enjtes ka filluar të jepet edhe doza përforcuese dhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID.

Ndërkohë që sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) një qytetar ka vdekur si shkak i infektimit me koronavirus, ndërsa 19 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus. Aktualisht në Kosovë janë 331 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version