UBT News

​Mbi 767 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë antiCOVID

Nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë 1 milion e 630 mijë e 82 doza të vaksinës antiCOVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend sipas raportit të fundit të IKShPK-së, tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Aktualisht në vend janë 314 raste aktive.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe parandalimit të infektimit me këtë virus vdekjeprurës, institucionet shëndetësore e shtetërore kanë vendosur masat antiCOVID-19. Së fundmi me 6 dhjetor hynë në fuqi masat e reja të cilat i bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie që u mbajt të dielën. 

Exit mobile version