UBT News

​Mbi 753 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID

753 mijë e 440 qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milion e 601 mijë e 129 doza të vaksinës.

Ndërkohë që vendi vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 11 raste të reja me koronavirus. E aktualisht në Kosovë janë 400 raste aktive me COVID-19.

Exit mobile version