Në Kosovë aktualisht janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19. Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës. Aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 611 raste aktive.
IKShPK të martën njoftoi edhe për 7 vdekje dhe 173 raste të reja me COVID-19.
Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit institucionet shëndetësore dhe shtetërore kanë marrë masa që nga fundi i muajit gusht. Këto masa do të vazhdojnë deri më 26 shtator.