Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1 milion e 476 mijë e 104 doza të vaksinës. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani janë 648 mijë e 218 qytetarë të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK bëri të ditur se për një rast të vdekjes dhe 29 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 43 raste aktive me koronavirus.