UBT News

​Mbi 60 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Së paku 60 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, ka bërë të ditur Shërbimi Emergjent.

Ndërsa mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.

Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha se operacioni i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet, shkruan BBC.

Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin zhvendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë.

Sipas dëshmitarëve, në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz.

Exit mobile version