UBT News

​Mbi 49 mijë qytetarë marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës antiCOVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të dielën 49 mijë e 207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga 13 marsi i vitit që lamë pas 2020 e deri më tani janë 107 mijë e 797 qytetarë që u infektuan me COVID-19. Kurse 2 mijë e 261 të tjerë kanë vdekur si shkak i infektimit me këtë virus. 

Exit mobile version