Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) më së shumti raste aktive me koronavirus janë në komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 642 raste aktive me COVID-19, e pasur me jomunën e Prizrenit me 315 raste aktive.
Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 3 raste të vdekjes dhe 23 raste të reja me COVID-19.
Kujtojmë që në javën e fundit të muajit gusht u përkeqësua situata me koronavirus, për çka institucionet shtetërore e shëndetësore vendosen masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Masat për 14 ditë hynë në fuqi më 30 gusht, por këtu masa me disa ndryshime u vazhduan deri më 26 shtator.
Qeveria sërish i rishikoi këto masa. Tani në fuqi janë masat e reja, për të cilat u kërkohet qytetarëve që t’i respektojnë, në të kundërtën do të merren masat sipas ligjit antiCOVID-19. Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për vaksinim.