Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID-19. Më së shumti raste aktive janë në komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 786 raste, e pasuar nga Gjilani me 256 raste, Prizreni 241, Ferizaj 235 dhe komunat tjera me qindra e dhjetëra raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të martën për një rast të vdekjes dhe 158 raste të reja pozitive me COVID-19.