Aktualisht në Kosovë janë 24 mijë e 484 raste aktive me COVID-19. Me më së shumti raste aktive po prinë sërish Komuna e Prishtinës me 4 mijë e 606 raste, e pasuar nga Prizreni me 2 mijë e 362 raste, Ferizaj me 1 mijë e 645, Peja me 1 mijë e 600, Podujeva me 1 mijë e 313, Gjakova me 1 mijë e 186, Fushë Kosova me 1 mijë e 158 dhe Gjilani me 1 mijë e 87. Me më pak raste aktive me COVID-19 është Komuna e Hanit të Elezit me 138.
Ndërkohë që vazhdon të jetë i lartë numri i vdekjeve të qytetarëve si shkak i infektimit me koronavirus. Vetëm për një ditë, në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 28 vdekje. I lartë po vazhdon të jetë edhe numri i rasteve që po rezultojnë pozitivë me COVID-19.
Shkak i situatës së krijuar institucionet shtetërore dhe ato shëndetësore po bëjnë thirrje për vaksinim kundër COVID-19. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 935 mijë e 504 doza të vaksinës, kurse deri më sot më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.