UBT News

​Mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 44 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje u shënua një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar shtatë raste pozitive.

Ndërkohë në këto të dhëna IKShPK ka bërë të ditur se deri më tani janë 567 mijë e280 qytetarë që janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 379 mijë e 793 doza të vaksinës.

Exit mobile version