UBT News

​Mbi 2 mijë e 500 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 2 mijë e 549. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 203 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 410 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 110 qytetarë. Deri më sot 824 mijë e 463 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104 mijë e 953 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 690 persona.

Exit mobile version