Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se sot kanë mbërritur edhe 140 mijë e 400 doza vaksine nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.
Sipas njoftimit, deri më tani kanë mbërritur në Shqipëri 3 milionë e 423 mijë e 30 doza vaksine antiCOVID.
“Vaksinohuni sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të familjarëve tuaj. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore”, thuhet në njoftim.