UBT News

​Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 1 mijë e 25. Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 175 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 81 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 64 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 835 mijë e 580 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 144 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 516 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 7 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 721 persona.

Exit mobile version