UBT News

​Mbahet sot samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti

Në Bërdo, afër Kranjit të Sllovenisë sot do të mbahet samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Atje pritet të bëhen bashkë liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, e që pjesëmarrës do të jetë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Aty pritet të ketë edhe nënshkrim të ndonjë marrëveshjeje mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Samiti është pjesë e angazhimit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, në përputhje me agjendën strategjike 2019-2024. Ai pason samitin BE-Ballkan Perëndimor 2018 në Sofje dhe samitin 2020 BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, i cili u mbajt përmes video-konferencës.

Për sesionin plenar, drejtuesve do t’u bashkohen përfaqësues të Bankës Evropiane të Investimeve, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në fund të takimit, udhëheqësit e BE -së pritet të miratojnë një deklaratë, me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të përafrohen.

Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës po i kërkon Qeverisë Kurti që Kosova të ketë trajtim të barabartë dhe të dinjitetshëm në samitin e sotëm në Slloveni, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në partinë opozitare e kritikojnë ekzekutivin për vazhdimin e status-quo me Serbinë dhe thonë se dialogu po mbetet peng i bashkëpunimit rajonal.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova në samitin e gjashtë të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian duhet të trajtohet e barabartë, sikur vendet e tjera të rajonit.

Exit mobile version