Një burrë është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shitur mjaltë industriale me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyrale.
Policia ka njoftuar se janë kontrolluar dy lokacione, ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industriale.
Malli është asgjësuar, pasi inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konstatuar se malli është i pasigurtë.
Rasti është iniciuar si, tregti e ndaluar & prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë
“Podujevë 07.09.2022 – 18:20. Pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka shitur mjaltë industrial me prejardhje të papërcaktuar, duke e prezantuar si mjaltë natyral. Në koordinim me prokurorin dhe gjyqtarin është bërë kontrolli i dy lokacioneve ku janë gjetur 652 kavanozë me mjaltë industrial. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i AUV-it i cili ka konstatuar se malli është i pasigurt dhe është bërë asgjësimi i mallit në vendngjarje. I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.