Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se këtë të shtunë do të mbahet mësim për nxënësit e klasave 1-8.
“Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive MAShTI e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime. Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Sipas MAShTI-t, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit është qëllimkeq dhe tendencioz. Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.
Ndërsa nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) kanë thënë se nuk do të ketë mësim këtë të shtunë.