Roma do të forcojë në mënyrë ekstreme sigurinë për një samit dyditor të udhëheqësve të G20-s që zhvillohet në fund të muajit, deklaroi Ministria e Brendshme italiane.
Pesëqind ushtarë të tjerë do të vendosen në Romë, ndërsa më 30 dhe 31 tetor mbikëqyrja e hapësirës ajrore të qytetit dhe e objektivave të ndjeshme gjithashtu do të intensifikohen.
Policia gjithashtu do të rrisë monitorimin e disa faqeve të internetit dhe mediave sociale.
Gazeta ”La Repubblica” shkroi se Roma do të ishte e blinduar dhe se do të kishte një zonë të madhe të ndaluar rreth vendit të zhvillimit të samitit.
Të shtunën e kaluar një demonstratë kundër kufizimeve të qeverisë për koronavirusin u përshkallëzua në dhunë.
Protestuesit u përleshën me policinë dhe disa sulmuan selinë e konfederatës sindikale CGIL.
Midis tyre ishin mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë ”Forza Nuova”, ku disa persona mbetën të plagosur./Atsh