UBT News

​“Marshi për Drejtësi”, AAK në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mbështet marshin për drejtësi që organizohet këtë të dielë.

Në një njoftim të AAK-së thuhet se ky subjekt gjithmonë ka besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri. Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë!”, thuhet në njoftimin e AAK-së. 

Exit mobile version