Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka njoftuar se edhe Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore. Ai shtoi se me këtë vendim kanë vendosur t’i bashkohen vendeve evropiane.
Osmani më tej shtoi se janë të vendosur në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet ushtarake.