UBT News

​Maqedonia i bashkohet grupit për themelimin e Gjykatës për ndëshkimin e krimit në Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba, me të cilin kanë diskutuar për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Gjykatës Speciale për ndëshkimin e krimit të agresionit kundër Ukrainës.

Osmani ka shkruar në Facebook se Maqedonia konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike.

Exit mobile version