Disa persona janë arrestuar sot në Podgoricë të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret rus, shkruan mediumi malazez Pobjeda.
Aksioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe dyshohet se të arrestuarit kanë kryer veprën penale të spiunazhit.
Informacionin se është duke u zhvilluar një operacion i gjerë policor e ka konfirmuar edhe kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq, në seancën e Qeverisë.
Abazoviq tha se ishte i obliguar të mirëpresë aksionin e kryer nga PSSh.
“Ky është një aksion ndërkombëtar që zbatohet me partnerët tanë dhe ka për qëllim ruajtjen e interesave kombëtare të Malit të Zi”, tha Abazoviq.
Ky është një aksion i drejtuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale.