Lëvizja Vetëvendosja ka akuzuar KQZ-në për vonesa sa i përket procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe nxjerrjes së listës përfundimtare të votuesve jashtë vendit.
Anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka thënë se KQZ me këtë rast ka kryer vepër penale, duke ia cenuar të drejtën mërgatës për të votuar.
“Vonesat për publikimin e listave përfundimtare janë evidente ende nuk e kemi të gatshme ata nuk mund ta dinë se kush janë verifikuar nuk e dimë se sa njerëz janë telefonist e si janë telefonuar. Votuesit jashtë vendit janë me te drejtë të shqetësuar me këto shtyrje dhe shkelje brutale të te drejtëve te tyre në vend se sot të votojnë për shkak të afateve të shkurta sepse Gjykata Kushtetuese po punon me kokë në vete pa parë asnjë rrethanë ka vendosur që votat jashtë vend të numërojë ato që vijnë 24 orë para ditës se zgjedhjeve’, tha Kurteshi.
Kurteshi ka thënë se edhe pse afati për votim të mërgatës ka qenë dashur të fillojë sot, KQZ nuk është përgatitur ende, pasi nuk ka publikuar listat përfundimtare.
“Siç e dini nga numri i madh i aplikimeve në KQZ nga jashtë tani ende nuk e kemi listën përfundimtare të rregulluar që tregon se sa njerëz janë konfirmuar, sa janë refuzuar dhe arsyet dhe si ka kaluar procesi i telefonatës, deri në këtë moment verifikimi i telefonit nuk ka përfunduar ende. Nga sot është dashur të fillohet me fletëvotimet nga jashtë vendi. KQZ askund nuk është e përgatitur, ka shkelur këtë afat dhe është ndër shkeljet më të rënda. Kjo nuk është shkelja e parë apo e fundit në këtë proces zgjedhor që janë duke e bërë partitë e mëdha si PDK e LDK bashkë me kryesuesen e KQZ-së. KQZ i ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore këto tejkalime bëjmë me dije se KQZ ka kaluar në një rrafsh tjetër në rrafshin e kryerjes së veprave penale së paku dy veprave penale cenimi i të drejtës së mjetit juridik për qytetarë që jetojnë jashtë vendit. KQZ në vend se të merret me respektim të afateve”, tha ai.