UBT News

​Lukashenko kërcënon se do ta ndalojë transitin e gazit për Evropën

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko kërcënoi sot se do të ndalojë transitin e gazit në Evropë, përmes gazsjellësit transnacional Yamal-Europe, nëse Bashkimi Evropian zgjeron sanksionet ndaj Minskut.

Lukashenko tha se ai po furnizon Evropën me ngrohje dhe ajo po kërcënon me mbylljen e kufirit.

“Dhe po sikur të ndezim gazin natyror këtu? Kjo është arsyeja pse unë do t’u rekomandoja krerëve të Polonisë, Lituanisë dhe individëve të tjerë kokëbosh të mendojnë përpara se të flasin”, tha Lukashenko në një seancë qeveritare.

BE-ja dhe NATO-ja akuzojnë Lukashenkon për përdorimin e emigrantëve si armë për të ushtruar presion mbi Perëndimin duke dërguar njerëz që ikin nga Lindja e Mesme në Minsk dhe më pas në kufijtë e Polonisë dhe shteteve baltike.

Brukseli ka njoftuar sanksione ndaj Bjellorusisë për shkak të situatës në lidhje me emigrantët në kufirin polako-bjellorus.

Exit mobile version