Zyrtari ukrainas Pavlo Kirilenko tha se mbi 60% e Bakhmut, një qytet në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, është shkatërruar deri më tani. Ai shtoi se dy civilë u vranë dje gjatë bombardimeve.
“Armiku po përpiqet të hyjë në qytet, por ata nuk po ia dalin. Pasi ata përparuan, ne i kthyem në pozicionet e tyre të mëparshme jashtë kufijve të qytetit. Në fakt, ata tani janë në një zonë të shkatërruar, e cila gjithashtu kontribuon në rritjen e humbjeve të tyre ushtarake”, tha Kirilenko.
Pas sulmeve ruse, Bakhmut është pothuajse tërësisht i rrënuar, por ende nuk është pushtuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përmendi atë qytet disa herë gjatë fjalimit të tij në Kongresin Amerikan muajin e kaluar.
“Vitin e kaluar, 70.000 njerëz jetuan në Bakhmut. Tani atje kanë mbetur vetëm pak civilë. Çdo centimetër i asaj toke është lagur në gjak”, tha Zelensky para Kongresit.