UBT News

​Lufta kundër narkotikëve, policia po zhvillon një operacion në Mitrovicë

Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Mitrovicë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka thënë se operacioni policor po zhvillohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani duke mos dhënë më shumë detaje.

Exit mobile version