UBT News

​Lideri i Koresë së Veriut mund të vizitojë Rusinë për t’u takuar me Putin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin këtë muaj për të diskutuar mundësinë e sigurimit të armëve për Moskën për të mbështetur luftën e saj në Ukrainë, thuhet sipas një raporti.

Kim ndoshta do të udhëtojë nga kryeqyteti Phenjani me tren të blinduar për në Vladivostok në bregun lindor të Rusisë, raportoi “The New York Times”, duke cituar burime amerikane dhe aleate.

“Të dy liderët do të jenë në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët në Vladivostok për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Lindor, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 10 deri në 13 shtator”, citohet të kenë thënë zyrtarët.

Vizita e mundshme vjen disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Rusia dhe Koreja e Veriut po “përparojnë në mënyrë aktive” negociatat e fshehta të armëve.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se inteligjenca amerikane sugjeron që ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu bëri thirrje gjatë vizitës së tij në Korenë e Veriut në muajin korrik që Phenjani t’i sigurojë Kremlinit municion artilerie pasi Rusia kërkon “sasi të konsiderueshme dhe lloje të shumta municionesh” për përdorim në Ukrainë.

Kirby tha se diskutimi i nivelit të lartë “mund të vazhdojë në muajt e ardhshëm”.

Nga Shtëpia e Bardhë thanë në dhjetor se grupi ushtarak privat rus Wagner kishte marrë një dërgesë armësh nga Koreja e Veriut dhe vuri në dukje në muajin mars se Rusia po kërkonte të ndërmjetësonte një skemë ‘ushqim për armë’ me Phenjanin./AA

Exit mobile version