Lëngu i shalqirit ka qenë i popullarizuar në mesin e atletëve për një kohë të gjatë, dhe shkencëtarët spanjollë, hulumtimi i të cilëve u publikua në Journal of Agricultural and Food Chemistry, tani e kanë konfirmuar këtë. Shalqiri përmban aminoacidin L – citruline, i cili është i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e rikuperimit të muskujve pas stërvitjes.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shalqiri ka efekte antioksiduese dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike, por ky është hulumtimi i parë që ka treguar se përshpejton rikuperimin e muskujve.
Ekipi shkencor i profesorit Encarne Aguayo testoi lëngun natyral të shalqirit, lëngun e shalqirit të pasuruar me L-citruline dhe lëngun e shalqirit pa L-citrullinë. Pjesëmarrësit pinin lëngje një orë para stërvitjes.
Rezultatet treguan se lëngu natyral dhe lëngu i fortifikuar përshpejtuan rikuperimin e muskujve, por lëngu natyral ishte më i mirë sepse trupi e shpërbënte më shpejt.
Gjatë ushtrimeve, niveli i acidit laktik rritet në muskuj, gjë që rrit ndjesinë e djegies dhe shkakton dhimbje. Prodhimi i acidit laktik fillon kur muskujt kanë nevojë për energji.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shalqiri nxit humbjen e peshës dhe parandalon akumulimin e mëtejshëm të kilogramëve të tepërt. Shalqiri ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë:
Redukton nivelin e kolesterolit të keq
Rregullon nivelin e presionit të gjakut
Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
Parandalon dehidratimin e trupit
Mbron nga rrezatimi UV
Redukton rrezikun e diabetit të tipit 2
Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër