Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi i njëjti gjersa ishte duke udhëtuar në autobus, në momentin kur drejtuesi i autobusit kishte frenuar, viktima ishte rrëzuar dhe me kokë kishte goditur mbajtësen e karriges së autobusit.
Rasti ka ndodhur dje në Prizren. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, rasti në hetime.