UBT News

​Lekaj: Tërheqja e Trustit është nevojë, nuk është luks

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se veteranët, doktorët, punëtorët e sektorit privat, policët, bujqit, personeli arsimor, gastronomet, zjarrfikësit, punonjësit civil të shtetit, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe të gjithë të tjerët që preken nga e drejta e tërheqjeve të parave të tyre, i kanë sytë nga deputetët.

Lekaj ka shtuar se kjo është kërkesë e mijëra qytetarëve, nuk është luks, por është nevojë. Ai edhe në mënyrë direkte kërkoi që të kalohet ky ligj.

“Këtu sot kërkohet vullneti i shumicës që ta rregullojmë këtë rrugë ligjore, ku secili qytetarë ka mundësit të tërheq Trustin, apo kanë edhe të drejtë për të mos ta tërhequr atë që nuk e shohin si të arsyeshme dhe që nuk kanë nevojë, e nderuar qeveri Kurti sot nga ju si pozitë, e pushtet, por edhe nga ne si opozitë, i kanë të drejtuara sytë veteranët, doktorët, punëtorët e sektorit privat, policët, bujqit, personeli arsimor, gastronomet, zjarrfikësit, punonjësit civil të shtetit, bizneset e vogla dhe të mesme, dhe të gjithë të tjerët që preken nga e drejta e tërheqjeve të parave të tyre, TRUST-i është nevojë nuk është llukës, prandaj përkrahni pa dallime, dhe nga ky vend sot kërkesa dhe thirrja ime është, kthejani shpresën, gëzoni e rriteni mirëqenien e qindra mijërave qytetarëve e familjeve të tyre, thjeshtë dhe shqip, votone Trustin”, ka thënë Lekaj.  

Exit mobile version