UBT News

​LDK: Qeveria Kurti e ka shkelur katër herë Kushtetutën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën. Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës. Më poshtë janë disa nga shkeljet kushtetuese që i kanë bërë ministrat e qeverisë aktuale”, ka shkruar LDK.

LDK ka shkruar se shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës për reformën në arsim.

Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.

Sipas LDK-së, shkelja e katërt që Qeveria Kurti e ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.

Exit mobile version