Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë për shkelje të Kushtetutës. Sipas tyre, pushteti aktual është i shkeljeve ligjore dhe kushtetuese.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në konferencë për media, ka thënë se shkeljet kushtetuese janë kthyer në normë nga kryeministri Albin Kurti.
Sipas tij, shkelja e Kushtetutës u dëshmua edhe dje me rrëzimin e disa neneve të Ligjit për zyrtarët publikë.
Ndërkaq anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se gjysma e kabinetit qeveritar e ka shkelur Kushtetutën.