Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit të kësaj komune, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka propozuar asnjë kandidatë, ndërkaq, LDK-ja ka propozuar Fehmi Kupinën për kryesues.
Në këtë mbledhje, nga LVV u deklaruan se nuk do të jenë pengues të proceseve.
Derisa, asamblisti më i moshuar që po kryeson këtë mbledhje, ka propozuar të shkohet në pauzë 15 minuta deri funksionalizohet Komisioni punues për procedurat e përzgjedhjes së kryesuesit.