Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të sektorit energjetik dhe reduktime të rrymës, ka propozuar 10 pikat e planit për të përballuar krizën e energjisë elektrike.
Në konferencën për media, deputetja Hykmete Bajrami dhe kolegu i saj, Besian Mustafwn kanë propozuar që të bëhet pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro për çmimin e energjisë elektrike, riparimi i bllokut A5 i Termocentralit të Kosova A, krijimi i mekanizmave pwr furnizim me burime alternative pwr ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët si dhe tw bwhet përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.
Po ashtu është kërkuar që të bëhet Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji, Zbritja e TVSh-së nga 8 në 0 përqind për faturat e energjisë, pako e re për subvenciomin e energjisë për qytetarët dhe bizneset, largimi tarifave diskriminuese të ZRRE-së, si dhe themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.
Deputetja Bajrami tha se është i pa precedent aplikimi i reduktimeve të energjisë elektrike në muajin gusht, që sipas saj po krijohet një pasiguri për qytetarët dhe bizneset.
Disa prej bizneseve siç tha ajo rrezikojnë të falimentojnë.
Anëtari i kryesisë së LDK, Besian Mustafa tha se Qeveria Kurti nuk bëri asgjë për ta lehtësuar krizën dhe barrën energjetike për qytetarët.