UBT News

​LDK mban konventën e partisë më 29 dhe 30 prill

Pas mbledhjes së kryesisë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se kanë marrë vendim që me datë 29 dhe 30 të këtij muaji të ftojnë konventën programore “Lidhja për të Ardhmen”.

“Është marrë vendim qe të thirret konventa programore. Në këtë konventë programore do të ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së, asamblistët e pushteteve lokale, forumet rinore dhe gjitha strukturat, në një punim dyditorë ku do të nisim programin qeverisës. Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme në të gjitha qytetet e Kosovës, për të marrë brengat. Kjo pjesë e angazhimit tonë është pjesë e mobilizimit të LDK-së dhe përcillet edhe me aktivizim të partisë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tha se çdo parti duhet ta ketë të domosdoshme që të ketë të shkruar programin dhe ide të qarta për qytetarët.

Abdixhiku ka përsëritur që nuk do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend, pa u formuar komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike.

“Ne kemi vendosur të mos marrim pjesë në asnjë votim, pa u formuar komisioni hetimor për krizën energjetike. Ka ndodhur një menaxhim skandaloz nga zyrtatet më të lartë institucional. Kosovës i duhet transparencë e plotë. Po kërkojnë komision hetimor. Unë i dërgoj mesazh të qartë kësaj qeverie, që nuk do të fshihet. E ftoj pushtetin që të zhbllokoj këtë të drejtë”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për targat, ku shtoi se dialogu teknik është pa rezultat.

“Çështjet teknike janë të parëndësishme sa i përket dialogut”, tha ai.

Exit mobile version