Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar edhe kandidaturën e Anton Qunit për kryetar të partisë.
Nga LDK përmes një komunikate për media thonë se presin edhe kandidatura të tjera deri të dielen, kur edhe do të mbahet kuvendi zgjedhor i LDK-së.
“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve të tjerë”, thuhet në komunikatën e LDK.
Kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, ka vendosur ta thërrasë kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, për të ofruar dorëheqjen e tij. Vendimi për dorëheqjen erdhi pas rezultatit të dobët në zgjedhje të LDK-së./UBTNews