UBT News

​LDK kërkon që Projektligji për paga të sillet në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të sjell Projektligjin për paga në Kuvend. Ai tha se Projektligji ka qenë i gatshëm në ish-qeverinë e tij dhe fokus ka qenë parimi i barazisë në paga.

“Ligji duhet të sillet sa më parë në Kuvend, e para. E dyta duhet të zhvillohet debat me palët që ndikohen nga ky ligj, pra me sindikatat përkatëse, nuk ka palë tjera për debatu. Këto sindikata duhet të binden për trajtimin e drejtë të të gjithë punëtorëve publik, e treta duhet të qartësohen struktura hierarkike e pagave në sektorin publik”, tha ai.

Kuvendi po mban seancë lidhur me projektligjin për paga në sektorin publik.

Exit mobile version