Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka reaguar sot për rritje enorme të çmimeve të karburanteve në vend. Kjo parti të enjten bëri kërkesë për debat parlamentar për uljen e akcizës dhe TVSh-së për këto produkte.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa në një konferencë për media, theksoi se çmimi i naftës sot ka arritur mbi 1.80 cent dhe po shkon drejt 1.90 cent.
Sipas tij, kjo është shqetësuese pasi që qeveria po vjelë 60 cent për çdo litër naftë nga qytetarët. Sa i përket idesë “Ballkanit të Hapur”, Sibel Halimi nga LDK, theksoi se kjo parti nuk ka ndryshuar qëndrim për Open Balkan, por siç tha ajo, LDK mbështet procesin e Berlinit.