UBT News

​LDK: Drejtësi dhe përgjegjësi për krimin ndaj foshnjës në Spitalin e Pejës

Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirë në rastin e foshnjës së vdekur, e cila u fut në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë në Spitalin e Pejës.

Deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se ky rast tregon paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me sektorin e shëndetësisë, derisa e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur të “vetë-emëruar ministër të Shëndetësisë”.

“Dorëheqja e këtyre përgjegjësve është e vonshme; shkarkimi i tyre është i domosdoshëm, ndërsa dënimi i merituar e i bazuar në ligj duhet të jetë i pashmangshëm”, është thënë në konferencë.

Exit mobile version