UBT News

​LDK dhe PDK nga 206 asambleistë, LVV 193, AAK 120

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shpallur rezultatet përfundimtare për këshilltarë komunalë.

Sipas këtyre rezultateve, del se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.

Sa i përket votave për këshilltarë komunalë, LDK-ja ka marrë 170,134 vota, ndërsa PDK 161,645 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 193 ulëse në Kuvendet Komunale pasi ka marrë 168,084 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 9863 vota në tërë vendin do të ketë 120 asmbleistë.

Nisma në të gjithë vendin ka fituar 21 ulëse pasi ka marrë 18,455 vota.

Aleanca Kosova e Re do të ketë vetëm 8 asambleistë pasi ka marrë 10,277 vota.

Lista e pavarur Bekim Jashari do të ketë në Skenderaj 10 ulëse pasi ka marrë 6694 vota.

Lista Serbe në komunat ku ka garuar do të ketë 147 këshilltarë komunalë. 

Exit mobile version