UBT News

​Latifi: Sistemi shëndetësor i përgatitur për të reaguar në rast të rritjes së rasteve me me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Në këtë takim ai tha se Kosova ka sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët. Ai ka theksuar edhe se sistemi shëndetësor është i përgatitur për të reaguar në rast të rritjes së mëtutjeshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga koronavirusi.

Sipas një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë thuhet edhe se Latifi t’i ketë treguar ambasadorit planin konkrete të ministrisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore tek të gjitha komunitetet në Kosovë dhe përmes aplikimit të Telemjekësisë.

Ndërsa ambasadori thuhet të ketë theksuar bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm mes dy vendeve duke shtuar edhe se Latifi si Ministër i Shëndetësisë ka forcuar besimin e të gjithëve se Qeveria e Republikës së Kosovës po i kushton vëmendje të fuqishme këtij sektori shumë të rëndësishëm.

Tutje në komunikatë thuhet se “Ambasadori Hovenier nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe përmes bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare”.

Ambasadori Hovenier ritheksoi se ShBA edhe në të ardhmen do t’i ofrojnë mbështetje Kosovës për arritjen e qëllimeve të saja drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor.

Exit mobile version