UBT News

​Lamtumirë Mbretëreshë, arkivoli i monarkes do të varroset pranë burrit të saj

Qindra personalitete morën pjesë në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II u dërgua në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princi Filip. Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore

Në një atmosferë emocionesh të thella, Mbretëreshës Elizabeth po i jepet lamtumira nga të afërmit e saj më të afërt me Mbretin Charles në krye që shfaqet i shkatërruar në Westminster Abbey.

Djali i mbretëreshës së ndjerë, ka shkruar një kartolinë në arkivolin e saj: “Në kujtim të nënës sime të dashur dhe të përkushtuar. Charles”.

Nuk mungojnë edhe lulet, në nuancat e floririt dhe rozë të prera nga kopshtet e rezidencave mbretërore.

Ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë njerëz po e ndjekin ceremoninë e varrimit.

Exit mobile version