UBT News

​Lajçak takon edhe Isa Mustafën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë ka takuar edhe kryetarin në detyrë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë ditës, Lajçak ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ditën e djeshme ai ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ndërkohë, pritet të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version